Fadil Nura tregon se si u gjobit qendra tregtare në Skenderaj për shkak të dyfishimit të çmimit

23:52 | 10 Mars 2022
L G

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka treguar për një rast kur bashkë me Drejtorinë e Inspeksionit kanë gjobitur një qendër tregtare, pasi që e njëjta kishte dyfishuar çmimin e artikullit.

“Sot në mëngjes, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspeksionit, kemi marrë aksion të përbashkët për kontrollin dhe verifikimin e çmimeve, me ç’rast kemi hasur në një qendër tregtare që ka manipuluar me çmimet, dhe dy orë pasi e kemi publikuar vendimin, ajo qendër tregtare e ka rikthyer çmimin e mëparshëm”, tha Nura.

Nura tregoi se kjo qendër tregtare, emrin e së cilës nuk e përmendi për shkak të etikës së të bërit biznes, tha se kishte dyfishuar çmimin e produktit.

“Ky veprim më bën të ndihem mirë sepse ka aktivizuar edhe organet qendrore, në këtë rast është aktivizuar edhe prokurorinë e shtetit”, tha Nura në Klan Kosova.

Ndërkohë, Nura tha se për momentin çmimet janë të nivelizuar, dhe se nuk ka ndonjë lëvizje.

Të ngjashme