SHBA nuk do të dërgojë sistemin anti-raketor “Patriot” në Ukrainë

23:42 | 10 Mars 2022
Trina Galanxhi

Pentagoni ka mbajtur sot një tjetër konferencë në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë, ku nuk ishin të pranishme kamerat.

Por, gazetari i Foreign Policy, Jack Detsch postoi disa detaje nga konferenca në Tëitter, transmeton portal arbresh.info

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë sisteme antiraketë Patriot, duke shpjeguar se një veprim i tillë do të detyronte Shtetet e Bashkuara të dërgojnë trupa në Ukrainë.

Gjithashtu në konferencë u tha, se çdo ditë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, janë lëshuar mbi 50 raketa, ndërsa vetëm dje janë lëshuar 60.

Shtetet e Bashkuara vlerësuan se Rusia nuk e ka përmirësuar koordinimin ushtarak të saj ajrore-vend edhe një javë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme