Tirana Neptun ka shënuar fitore ndaj Teutës me rezultat 80:76 (14:20, 23:16, 26:20, 17:20), në xhiron e 12-të të Ligës Unike.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por më pas durrësakët hyn në një seri prej 0:9, duke kaluar në epërsi 10:16, ndërsa çereku i parë përfundon 14:20, përcjell arbresh.info.
Por, në periudhën e dytë rikthehen shpejt tiranasit që barazuan rezultatin në 25:25, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 37:36.
Tiranasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke arritur epërsi në shtatë pikë, 43:36, e më pas edhe 12 pikë, që ishte më e larta, 60:48, por në fund të kësaj pjese, basketbollistët e Teutës arritën të ngushtojnë shifrat në 63:56.
Lojë shumë interesante u zhvillua në periudhën e fundit, ku 42 sekonda para fundit rezultati ishte 76:74, por kryeqytetasit ishin më të vëmendshëm në fund dhe fituan 80:76.
Te Tirana Neptun u dalluan Endrit Hysenagolli me 14 pikë e 16 kërcime dhe Julian Hamati me 17 pikë e nëntë pikë, kurse te Teuta e Durrësit u dallua Tamas Bruce me 22 pikë.
Tashmë të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e gjashtë humbje.
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama