Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka reaguar pas rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore në vend.
Kjo ministri ka bërë të ditur se kanë inspektuar operatorët ekonomikë, shkruan arbresh.info.
Sipas tyre, deri më tani disa operatorë kanë mashtruar konsumatorët duke i zbrazur raftet e vajit ushqimor, për të krijuar përshtypjen se ka mungesë, kurse më pas i kanë rikthyer me çmim prej 3.49 euro për litër.
“Vaji ushqimor është importuar ditë më parë dhe fillimisht është shitur me çmim 1,50 euro për litër. Këto veprime të tregtarëve përbëjnë mashtrim të konsumatorit, praktikë të padrejtë tregtare dhe konkurrencë të padrejtë, andaj Inspektorati i Tregut po merr masa ndëshkuese dhe çdo veprim tjetër të përcaktuar me ligj”, thuhet në njoftimin e MINT-së.
MINT fton qytetarët e Republikës së Kosovës të mos bien pre e manipulimeve të tregtarëve të pandërgjegjshëm.
“Qytetarët nuk kanë nevojë të furnizohen me rezerva të produkteve ushqimore esenciale. Furnizimi me këto produkte është i rregullt, por disa operatorë ekonomikë kanë shfrytëzuar situatën në mënyrë të egër, duke ndjellë panik te qytetarët – njëherë duke fshehur mallin e pastaj duke e rikthyer me çmim tejet të lartë”, njofton kjo Ministri./arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...