Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, thotë se Evropa është më e bashkuar se kurrë dhe se nuk i ka parë asnjëherë më parë vendet anëtare të BE-së të bashkuara me partnere transatlantikë.
“Putini besonte se do të pushtonte Ukrainën, ai dështoi. Ai besonte se do të na ndante, ai dështoi. Ai besonte se do të dobësonte aleancën transatlantike dhe ai dështoi. Tani ai duhet të ndalojë luftën”, tha Borell gjatë fjalimit të tij në Samitin e Versajës.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëron se furnizimet me ushqim dhe ujë në Mariupolin e rrethuar janë duke u pakësuar.
Zyrtarët ukrainas thonë se 1207 trupa janë mbledhur nga rrugët ditët e fundit dhe se sulmet po vazhdojnë në qytetin port.
Gjysma e popullsisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, ka ikur që nga fillimi i pushtimit, thotë kryebashkiaku i saj
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se qeveria mund të marrë përsipër asetet e kompanive të huaja që tërhiqen nga Rusia dhe u tha rusëve “nuk ka asgjë që ne nuk mund të zgjidhim” përballë sanksioneve perëndimore.
Ukraina do të dominojë samitin e BE-së që po zhvillohet në Versajë, ku vendet anëtare do të diskutojnë shtimin e sanksioneve dhe largimin nga varësia nga energjia ruse.
Pak përparim u arrit gjatë bisedimeve të paqes midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Turqi këtë mëngjes.
Në MB, qeveria ka vendosur sanksione financiare ndaj pronarit të klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich . Pasuritë e tij – ku përfshihet edhe klubi – janë ngrirë, por skuadra do të mund të vazhdojë të luajë nën një licencë të veçantë./abcnews.al/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...