Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka takuar drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) Nancy Soderberg.
Në këtë takim u diskutua për themelimin e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe NDI-së, si dhe rëndësia e zhvillimi të demokracisë, me pjesëmarrjen e grave, rinisë dhe grupeve të margjinalizuara të shoqërisë, shkruan arbresh.info
“U bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë në përkrahjen e institucioneve dhe afrimin me qytetarët, nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), znj. Nancy Soderberg.
Duke biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Institutit Demokratik Kombëtar, u theksua rëndësia e zhvillimit të mëtutjeshëm të demokracisë, me rritje të pjesëmarrjes së grave, rinisë, si dhe grupeve të margjinalizuara të shoqërisë.
Kryeministri Kurti potencoi se krijimi i mundësive të barabarta është objektiv i Qeverisë, që të rritet përfshirja dhe pjesëmarrja aktive e grave, por edhe që gratë dhe vajzat të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga zhvillimi.
U bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë në përkrahjen e institucioneve dhe afrimin me qytetarët, nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve, transparencës dhe llogaridhënies.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...