Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka lavdëruar kundërshtarin Real Madrid, pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Dje, Real Madrid përmbysi PSG-në për t’u kualifikuar në çerekfinale me rikthim nga 0:2 në 3:2, transmeton lajmi.net.
Në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës, Simeone ka dhënë lëvdata për Realin, duke thënë se kanë dëshmuar se çfarë skuadre janë në Evropë.
“Po, e shikova ndeshjen e djeshme, si të gjithë ata që e duan futbollin. Rikthimi i Realit ishte i admirueshëm. Edhe një herë, në stadiumin e tyre dhe pranë tifozëve, treguan se çfarë është Real Madridi në Evropë”.
Ndërkohë, Atletico Madrid javën tjetër do zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Manchester Unitedit, ku ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...