Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka thënë se sistemet raketore amerikane janë vendosur në Poloni, e cila kufizohet me Ukrainën, duke shtuar se ato janë të përgatitura për të mbrojtur “çdo centimetër” të territorit të NATO-s.
Ajo po fliste në Varshavë pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda, shkruan Sky News transmeton arbresh.info
Zonja Harris shtoi se SHBA do të japë 50 milionë dollarë të tjera ndihmë humanitare për Ukrainën.
Dorëzimi i raketave patriot në Poloni vjen menjëherë pasi Rusia u kërkoi vendeve të BE-së dhe NATO-s të ndalojnë armatosjen e rajonit me “ndihmë mbrojtëse, pasi ajo përbën një kërcënim për aeroplanët civilë”.
Raketat Patriot janë raketa tokë-ajër të përdorura nga forcat e armatosura të SHBA-së për të shënjestruar predha armike. /arbresh.info/
Arrestohet i dyshuari për disa vepra penale në Gjilan
Media gjermane: Alpet Shqiptare, në krye të destinacioneve p...
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin ...
Kosova dhe Lituania nënshkruajnë marrëveshje në Nju Jork
Kurti takon Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardi...
Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shpëlarje t...