Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi po merr pjesë në Parlamentin Evropian, si pjesë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim.
Musliu-Shoshi në adresimin e saj në Parlamentin Evropian ka folur për presidencën e BE-së, politikën e zgjerimit dhe mundësitë për Kosovën.
“Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, sot po zhvillon pjesën e dytë të mbledhjes në Parlamentin Evropian. Tema për të cilën iu drejtova kolegeve nga Parlamenti Evropian ishte “Presidenca franceze e BE-së, politika e zgjerimit dhe mundësitë për Kosovën”
Tani kur kemi një peizazh të ndryshëm politik të sigurisë në kontinentin tonë pas veprimeve të agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë, tregon nevojën për unitet dhe veprim kolektiv brenda Bashkimit Evropian. Njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga pesë shtete anëtare të BE-së është çështje e sigurisë kolektive.
Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet që të ketë liberalizimin e vizave të cilin qytetarët tanë meritojnë. Anëtarësimi i Kosovës në Kështillin e Evropës
Franca e cila kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian, në një kohë të vështirë për Evropën dhe për botën, është e rendësishme që të bëhet integrimi i atyre shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë dëshmuar pro vlerave demokratike brenda familjes së Bashkimit Evropian” shkruan Musliu-Shoshi në njoftim./arbresh.info/
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë