Google ADS

Besian Mustafa-Kurtit: Vajit çka më i ba, boss? Ku me qu?!

13:12 | 10 Mars 2022
A. B.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, pasi çmimi për një litër vaj sot u rrit në 3.49 euro.

Kjo pasi Kurti dje u bëri apel qytetarëve që ta dërgojnë miellin në furra nëse kanë shumë rezerva.

“Vajit çka më i bà, boss? Ku me qu?!”, shkroi Mustafa në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Vaji: pardje 1,59; dje 2,39; sot 3,49.

Në vend që të bëjnë zgjidhje, Qeveria bën hajgare “qojeni miellin në furra” dhe “kjo është kostoja e lirisë”.

Vajit çka më i bà, boss? Ku me qu?! /arbresh.info/

lexo edhe:

Skandaloze| Shkon në “qiell” çmimi i vajit, afër katër euro litri

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme