Google ADS

E mitura shtatzënë dërgohet në spital, pohon se është duke bashkëjetuar me dëshirë me një bashkëmoshatar

11:06 | 10 Mars 2022
A. B.

Një e mitur shtatzënë është dërguar dje në spital ku ka thënë se me vet dëshirë dhe me pëlqimin e familjarëve është duke bashkëjetuar me një të mitur.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, shkruan arbresh.info

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Lagjja 28, Fushë Kosovë 09.03.2022 – 20:00. Viktima femër kosovare – e mitur, është dërguar në spital pasi që e njëjti ishte shtatzënë. Sipas viktimës, ajo me vetë dëshirë dhe me pëlqimin e dy familjeve është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur). Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rasti është iniciuar si bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme