Kamala Harris: Rusia duhet të paguajë një çmim për pushtimin e Ukrainës

11:05 | 10 Mars 2022
S D

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, gjatë një vizite të saj në Poloni tha se do të diskutojë me Poloninë që do ta detyrojnë Rusinë të paguajë një çmim për pushtimin e saj në Ukrainë, raporton Reuters, transmeton arbresh.info.

Ajo tha gjithashtu se Polonia po bën “punë të jashtëzakonshme” për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Këto komente Harris i bëri në Twitter.

“Unë jam rrugës për në Varshavë, Poloni dhe më vonë këtë javë për në Bukuresht, Rumani. Ky udhëtim vjen në një moment të rëndësishëm pasi Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të demonstrojnë unitet me aleatët tanë të NATO-s dhe të ofrojnë mbështetje për popullin e Ukrainës në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Putini”, ka shkruar Harris.

Pas Varshavës, ajo do të udhëtojë në Bukuresht, Rumani./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme