Google ADS

Mehaj falënderon Westley Clark për thirrjen që Kosova të anëtarësohet në NATO

10:40 | 10 Mars 2022
V. S.

Ministri i Mbrojtjes, Armedn Mehaj ka shkruar për Gjenerali Westley Clark.

Mehaj, përmes një postimi në facebook, ka falënderuar Clark për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Postimi i plotë:

Heroi ynë, Gjeneral Clark thërret autoritetet vendimmarrëse të NATO-s se “Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s dhe një gjë e tillë duhet të ndodh sa më shpejtë”.

Miku ynë gjithashtu, thërret vendet mosnjohëse të shtetit tonë  se

“Duke njohur Kosovën mbrohet sistemi ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara i rrezikuar aktualisht nga agresioni i Rusisë në Ukrainë”.

Ju faleminderit shumë Heroi ynë, Gjeneral Clark!

Mirënjohje e përjetshme e popullit dhe vendit tuaj, Republikës së Kosovës!

#ThankYouGeneralClark

#USAKosovo ????

#KosovoInNATO./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme