E konsideruar si retinol, mungesa e vitaminës A mund të çojë në probleme të lëkurës.
Doktor Gill Jenkins vuri në dukje se lëkura e thatë, shërimi i dobët i plagëve dhe aknet mund të jenë sinjale se ju mungon një dietë e ekuilibruar mirë. Doktor Jenkins shtoi: “Vitamina A është thelbësore për të ndihmuar metabolizimin e hekurit, ruajtjen e membranave të shëndetshme të mukozës, lëkurës dhe shikimit, funksionin imunitar dhe specializimin e qelizave”.
Pa furnizim adekuat, jo vetëm që mund të shfaqen probleme të lëkurës, por edhe shenja të tjera paralajmëruese mund të fillojnë të zhvillohen.
Për shembull, një mungesë e vitaminës A mund të çojë në tharje të syve, infeksioneve të fytit dhe gjoksit dhe vështirësi në ngjizje.
Indikacione të tjera të mundshme për një dietë me mungesë të vitaminës A përfshijnë:
Rënie të flokëve;
Rritje të vonuar.
Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të vitaminës A për t’u ditur, vuri në dukje doktor Jenkins. Njëra është vitamina A që gjendet në mish, shpendë, peshk dhe produkte qumështi.
Forma tjetër e vitaminës A (provitamina A) gjendet në: fruta, perime dhe produkte të tjera me bazë bimore në formën e karotenoideve.
Disa ushqime të pasura me vitaminë A përfshijnë:
Patate e ëmbël;
Kungull;
Karota;
Të verdhat e vezëve.
NHS tha: “Ju duhet të jeni në gjendje të merrni të gjithë vitaminën A që ju nevojitet duke ngrënë një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar”. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...