Google ADS

Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë| Bombardimi i spitalit të Mariupolit një krim lufte

10:05 | 10 Mars 2022
S D

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar e ka quajtur krim lufte bombardimin e djeshëm të një materniteti dhe një reparti fëmijësh në Mariupol, në juglindje të Ukrainës, raporton the guardian, transmeton arbresh.info.

Duke folur në programin e mëngjesit të BBC, James Heappey e përshkroi sulmin si “plotësisht të neveritshëm”.

Ai tha se nëse ishte një sulm i shënjestruar apo pa dallim, të dyja përbënin një krim lufte.

Ai shtoi se është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare “të sigurohet që provat të mblidhen, të regjistrohen, në mënyrë që kur të vijë koha dhe ju premtoj se do të vijë koha për t’i ndjekur penalisht këta njerëz në gjykatat penale ndërkombëtare”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme