Pjesëtarë të shoqërisë civile në Shqipëri kanë bërë thirrje për të vazhduar protestën kundër rritjes së çmimit të naftës.
Protesta pritet të organizohet në orën 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Shoqëria civile fton qytetarët që nuk patën mundësi të ishin në protestën e parë të mërkurën, të organizohen dhe të bashkohen në protestën e parashikuar sot.
Sipas një njoftimi në rrjetet sociale të pedagogut dhe aktivistit të shoqërisë civile, Adriatik Lapaj, të shtunën parashikohet të organizohet marshim i madh kombëtar në orën 11.00 nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria.
“Shoqërimi i qytetarëve në komisariate është gabim i madh. I bëj thirrje policisë të tregojë vetëpërmbajtje dhe mos të kërcënojë të drejtën tonë themelore”, ka shtuar Lapaj.
Kujtojmë se një protestë u organizua të mërkurën nga qindra qytetarë para Kryeministrisë, të cilët kërkuan uljen e çmimeve, veçanërisht atë të naftës që ka kapur vlerën 260 lekë [2 euro] për litër.
Policia ndaloi disa nga protestuesit pas bllokimit të disa rrugëve ne kryeqytet.
Protesta pati edhe në Durrës dhe Shkodër, ku qytetarët fikën makinat duke bllokuar disa nga rrugët kryesore. /arbresh.info/
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A