Google ADS

Arrestohen tri femra dhe një mashkull zyrtar në Telekomin e Kosovës

08:53 | 10 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Janë arrestuar tri femra dhe një mashkull zyrtar në Telekomin e Kosovës në Prishtinë, nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama lidhur në mes të Telekomit dhe një kompanie, me ç’rast i kanë mundësuar të dyshuarit-pronarit të kompanisë përfitim të kundërligjshëm prej 106.000 euro, raporton policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pronari i kompanisë është në kërkim policor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme