Ambasadori viziton kryetarin e komunës së Prishtinës, Rama tregon detajet e bisedës

18:01 | 9 Mars 2022
KRG

Kryetari  i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar që sot ka pasur një vizitë nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Rama me anë të një postimi në Facebook , ka treguar detajet e takimit të tyre, ku edhe është biseduar për një projekt transformues si me moton “Prishtina për të gjithë”, përcjell arbresh.info.

Postimi i plotë i Ramës:

Për herë të parë në Komunën e Prishtinës mirëpritëm ambasadorin e SHBA në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier, me të cilin me kënaqësi diskutuam mbi mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit me fokus në transformimin e Prishtinës.

Bienalja “Manifesta” që do të mbahet sivjet në Prishtinë ishte një nga temat e veçanta.

E vlerësojmë jashtë mase përkrahjen e vazhdueshme të SHBA për vendin tonë dhe mirëpresim çdo nismë të përbashkët për të realizuar projektin transformues “Prishtina për të gjithë”. / arbresh.info/

Të ngjashme