Një grup qytetarësh kanë dalë të protestojnë para Kryeministrisë për rritjen e çmimit të naftës.
Ata bëjnë thirrje për uljen e disa taksave që përfshihen në çmimin e karburantit në mënyrë që t’u lehtësohet kostoja e jetesës.
Aktori Florian Binaj ishte një prej pjesëmarrësve, i cili u bëri thirrje atyre që nuk marrin guximin të dalin në protestë.
“Shqiptarët rrëzuan diktaturën kur u bënë të gjithë bashkë. Po të çohemi të gjithë, mund të ulim jo vetëm taksa, por mund të marrim atë që na takon si qytetarë”, tha ai.
Aktori Binaj tha se ndërsa qytetarët protestojnë “lideri i ballkazanit është në Dubai”, ndërkohë që në Ukrainë ka luftë dhe presidenti atje u jep shpresë, ky i joni (Kryeministri) thotë shtrëngoni dhëmbët”.
Protestës i janë bashkuar fermerët dhe blegtorët. Ervin Resuli, një nga përfaqësuesit e fermerëve dhe blegtorëve, tha se çmimi i naftës dhe drithërave bëjnë të pamundur që të punojnë tokën.
Ai përmendi heqjen e taksës së gjelbërimit dhe karbonit si një nga masat ku mund të ndërhyjë qeveria.
“Fermerët e kanë të pamundur që të punojnë tokën e tyre. Po përpiqen që të na largojnë. Bujqësia sjell 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, tha ai, njofton euronewsal.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...