Google ADS

Ish-zëvendësministëri i Bujqësisë: Çmimet në vend po rriten pa asnjë kontroll ndërsa pagat kanë mbetur të njëjta

17:40 | 9 Mars 2022
KRG

Sot gjatë ditës, në markete të ndryshme në Kosovë, janë publikuar pamje se si qytetarët e Republikës së Kosovës nxitojnë të blejnë miell, vaj, sheqer dhe Çaj, pasiqë çmimet kanë filluar të ngritën.

Ish-zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Jeton Emini me anë të një postimi në Facebook, ka krahasuar çmimet para një viti dhe ato aktuale të këtyre produkteve , përcjell arbresh.info.

“Para një viti, këto 4 produkte:

1 liter vaj,

1 thes miell 25kg,

5 kg Sheqer,

800 gr Çaj

mund t’i  blije me një çmim total rreth 17.10 €

Ndërsa, sot këto 4 produkte arrijnë shifren:29.17 € , pra kemi një rritje gati të dyfishuar” ka shkrua Emini.

Ndërsa ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke i sugjeruar që duhet të marrë masa të shpejta dhe të krijoj pako lehtësues, sidomos për komunitete bazuar në gjendjen socio-ekonomie që kanë. /arbresh.info/

LEXO EDHE

Ja si janë zbrazur marketet pas paralajmërimeve për rritje të çmimit të miellit dhe vajit – Arbresh.info

Të ngjashme