Me rritjen e nivelit të banorëve të imunizuar për shkak të vaksinave dhe sëmundjes, shumica e infeksioneve tashmë kalojnë asimptomatike ose me simptoma të lehta. Kjo është arsyeja pse javët e fundit fokusi rreth Covid-19 në botë është zhvendosur nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja në numrin e shtrimeve në spital dhe ngarkesës së sistemit shëndetësor, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Në këtë kuadër, Komisioni i Sëmundjeve Infektive propozon miratimin e një metodologjie të re për vlerësimin dhe monitorimin e rrezikut epidemiologjik bazuar në treguesit e mëposhtëm: numri i rasteve të reja të zbuluara në shtatë ditët e fundit për 100.000 banorë, numri i shtrimeve në spital në shtatë ditët e fundit për 100.000 banorë dhe përqindja e ngarkesës së objekteve shëndetësore në shtatë ditët e fundit.
Sipas këtyre parametrave, propozohet që rreziku epidemiologjik të klasifikohet si i ulët, i mesëm ose i lartë.
Për secilën prej kushteve të vlerësuara parashikohen një sërë masash në nivel individual dhe social. Në këtë mënyrë, Komisioni për Sëmundjet Infektive beson se sipas treguesve objektivë do të bëhet e mundur vlerësimi i rrezikut dhe reagimit në kohën e duhur në të dy drejtimet, si për lehtësimin ashtu edhe për shtrëngimin e masave”, thonë nga MSH./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...