Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) është duke kërkuar 100 euro shtesë në pagë nga muaji prill.
Sipas tyre kjo shtesë duhet të vlejë deri në miratimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.
“SBASHK duke respektuar zërin e anëtarësisë që nga çerdhet e deri në universitete, por edhe në kulturë, i është drejtuar Ministres Nagavci që ajo ta ngrit në Qeveri dhe të aprovohet kërkesa e SBASHK-ut që nga muaji prill një shtesë prej 100 euro mbi pagat aktuale për të gjithë të punësuarit në sistemin arsimor dhe në shkencë e kulturë dhe kjo të vlej deri në kohën kur Ligji i pagave, pas dakordimit e marrëveshjes me SBASHK-un dhe sindikatat tjera të aprovohet dhe të nis së zbatuari”, thuhet në njoftimin e tyre.
Më tutje ata janë ankuar për rritjen e çmimeve në Kosovë.
“Në situatën, që sa vjen e vështirësohet, familjet që nuk kanë as edhe një të punësuar dhe ato me paga të ulëta po ngulfatën duke u zhytur në varfëri e skamje ekstreme, por me këto ngritje marramendëse e të përditshme të çmimeve edhe familjet që kishin paga pak më të larta kanë nisur të rrëshqasin drejt varfërisë e skamjes. Qeveria vazhdon me vlerësimet e me deklaratat pa bërë as edhe një veprim konkret për të ndihmuar punëtorët e arsimit dhe gjithë të tjerët në përballje me situatën tepër të rënduar nga gjithë këto ngritje të çmimeve të artikujve elementar jetësor”, thuhet më tutje aty.
Njoftimi i plotë:
Medieve të shkruara e elektronike
SBASHK –Oj Qeveri pagat nuk kanë lëvizur me vite e çmimet ngritën çdo ditë
Qeveria e Kosovës edhe tani kur çmimet e artikujve elementar vazhdojnë të shënojnë rritje duke e dobësuar shumë fuqinë blerëse të pagave që aktualisht marrin pjesa më e madhe e të punësuarve në sektorin e arsimit, por edhe në sektorë të tjerë, vazhdon me avazin e vjetër duke fajësuar të tjerët në Kosovë, apo situatat e krizës a në tregjet ndërkombëtare.
Në situatën, që sa vjen e vështirësohet, familjet që nuk kanë as edhe një të punësuar dhe ato me paga të ulëta po ngulfatën duke u zhytur në varfëri e skamje ekstreme, por me këto ngritje marramendëse e të përditshme të çmimeve edhe familjet që kishin paga pak më të larta kanë nisur të rrëshqasin drejt varfërisë e skamjes. Qeveria vazhdon me vlerësimet e me deklaratat pa bërë as edhe një veprim konkret për të ndihmuar punëtorët e arsimit dhe gjithë të tjerët në përballje me situatën tepër të rënduar nga gjithë këto ngritje të çmimeve të artikujve elementar jetësor.
SBASHK duke respektuar zërin e anëtarësisë që nga çerdhet e deri në universitete, por edhe në kulturë, i është drejtuar Ministres Nagavci që ajo ta ngrit në Qeveri dhe të aprovohet kërkesa e SBASHK-ut që nga muaji prill një shtesë prej 100 euro mbi pagat aktuale për të gjithë të punësuarit në sistemin arsimor dhe në shkencë e kulturë dhe kjo të vlej deri në kohën kur Ligji i pagave, pas dakordimit e marrëveshjes me SBASHK-un dhe sindikatat tjera të aprovohet dhe të nis së zbatuari.
Kjo nuk ka ndodhur ende dhe prandaj pakënaqësitë në tërë sektorin e arsimit e të kulturës sa vijnë e shtohen dhe këto mund të rezultojnë së shpejti edhe me veprime sindikale, pa përjashtuar edhe grevat.
SBASHK thërret ‘’Oj Qeveri pagat nuk kanë lëvizur me vite e çmimet ngritën çdo ditë.” /arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...