Agim Veliu reagon pas vdekjes së Haki Rugovës: Lamtumirë miku im

14:19 | 9 Mars 2022
A. B.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu  ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.

Veliu tha se LDK-ja ka mbetur pa veprimtarin dhe intelektualin që ishte në ballë të shumë proceseve politike në vend.

“Me dhimbje të madhe e pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haki Rugovës, mikut dhe bashkëveprimtarit tim të orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me ndarjen e tij nga jeta, Istogu humbi kryetarin që bëri shumë për qytetarët e kësaj komune, kurse LDK-ja mbeti pa veprimtarin dhe intelektualin, që ishte në ballë të proceseve politike në Kosovë. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpartiakëve! Lamtumirë miku im!”, tha ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme