FIFA vendosi së fundmi ta anulonte, ose më saktësisht ta shtynte ndeshjen e play-offit të Botërorit ndërmjet Skocisë dhe Ukrainës pasi kjo e fundit po përballet me luftë pas sulmit ushtarak të Rusisë.
Dhe, sot kanë reaguar nga Federata Skoceze e Futbollit, shkruan “Gazeta Express”.
Skocezët në fakt e kanë mbështetur vendimin e institucionit më të lartë të futbollit botëror.
“Në dritën e konfliktit që po vazhdon në Ukrainë, vendimi i FIFA-s për ta shtyrë ndeshjen tonë të play-offit, me kërkesë të Federatës Ukrainase të Futbollit, është korrekte. Rëndësia dhe domethënia e futbollit janë dukshëm më pak të rëndësishme në kohën e luftës. Mendimet tona janë të lidhura me civilët ukrainas, të goditur nga lufta”, thotë Ian Maxwell nga Federata Skoceze e Futbollit.
Të gjitha ndeshjet e play-offit të Botërorit 2022 janë shtyrë shkaku i luftës që nisi dy javë më parë në Ukrainë.
Në këtë vend po ashtu janë anuluar të gjitha aktivitetet sportive në afat të pacaktuar, kurse Rusia është përjashtuar në shumicën prej garave ndërkombëtare. /Gazeta Express/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...