Rep artisti i njohur, Getinjo, është ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.
Ai për vite të tëra ka qëndruar aktiv me prurjet muzikore, të cilat janë pritur mirë nga dëgjuesit e muzikës së tij, shkruan arbresh.info
Së fundmi, në një “selfie” të publikuar në InstaStory, reperi nga Ferizaj ka ironizuar në mbishkrimin e fotografisë për rritjen e çmimit të naftës.
Ai ka shkruar me ironi se në Kosovë ka të papunë që rrinë nëpër kafene, duke u ankuar për rritjen e çmimeve.
“Gjithë ditën rrinë nëpër kafe, e fillojnë ankohen për naftën dhe benzinën”, ka shkruar reperi.
Kosova përndryshe po përballet me një rritje të vazhdueshme të çmimeve, që po ndodh si pasojë e krizës globale. /arbresh.info/
lexo edhe:
Arrin deri në 1.82 euro çmimi i karburanteve, i gazit mbi një euro
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...