Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se ka nënshkruar vendimin për pagesat e kujdestarisë për specializantët. Ndërsa, ka thënë se pagesa bëhet nga Ministria e Shëndetësisë e jo nga SHSKUK-ja.
“Unë e kam nënshkruar sot vendimin për pagesat e kujdestarisë së specializantëve”, tha Latifi.
Latifi tha se Ministria e Shëndetësisë ka bëre listën për furnizimin me barna esenciale teksa shtoi se ky dikastr ka shpenzuar 11.2 milionë euro për barna.
Deputeti Shemsedin Dreshaj ka bërë apel që specializimet të mos ndodhin siç ka ndodhë deri tash çdo 4-5 vjet.
Ai ka thënë se lista e pritjeve në SHSKUK është e dhimbshme, duke shtuar se e dhimbshme është edhe Lista Esenciale.
Dreshaj ka shtuar se me buxhet të reduktuar të gjitha këto probleme nuk do të kenë mundësi të përmirësohen.
Ministri Rifat Latifi ka thënë se nëse duan t’i përgatisin specializantët “ata duhet me dalë prej oborrit tonë”.
Sipas tij, nëse nuk përgatiten specializantët në Zvicër, Gjermani, Slloveni Kroaci dhe në vendet tjera, ai shton se nuk kanë bërë shumë punë./EO/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...