Gjiganti spanjoll e ka mision përmbysjen e rezultatit, parisienët synojnë ta ruajnë kapitalin e lojës së parë. Në duelin tjetër të natës, Manchester City luan i relaksuar pasi është me një këmbë në çerekfinale pas fitores së thellë në Lisbonë ndaj Sportingut
Sonte do të zhvillohet ndeshja kryesore e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini do ta kenë përballjen e dytë në mes tyre në këtë fazë.
Sfidën e parë e kishin fituar parisienët 1:0 falë golit të vonshëm të Kylian Mbappe.
Ndërsa sonte do të përcaktohet skuadra që do ta presë biletën për në çerekfinale të kësaj gare.
Madrilenët me disa mungesa e kanë mision përmbysjen e rezultatit dhe kalimin tutje.
Ata s’do të mund të llogarisin në Casemiron e Mendyn, kurse francezët në Sergio Ramosin.
Nga ana tjetër, parisienët kanë shkuar në Madrid në tentim për ta ruajtur kapitalin e krijuar nga loja e parë.
Në përballjen tjetër të natës, Manchester City është me një këmbë në çerekfinale.
“Citizens” e kishin mundur Sporting Lisbonën në udhëtim, 5:0.
Prandaj, ata sonte do t’i kenë 90 minuta relaksues.
Të dyja ndeshjet do të fillojnë në orën 21:00. /Gazeta Express/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...