Qeveria e Kosovës, ka miratuar propozim-vendimin ku i ka propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Kryeministri Albin Kurti, bëri të ditur se komisioni ka deklaruar se është tejet i pakënaqur me kandidatët që kanë aplikuar.
“Komisioni është tejet i pakënaqur me kandidatët që kanë aplikuar, qoftë në kuptim të përvojës së tyre profesionale ashtu edhe në kuptim të profesionalizimit në përgatitje të kandidaturës. Komisioni i ka rekomanduar Qeverisë që të ushtroj diskrecionin në përzgjedhjen e kandidatëve sipas të drejtës që i takon në bazë të ligjit për Prokurimin Publik dhe ky rekomandim i komisionit është pranuar”, ka thënë Kurti.
Këta janë emrat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Bordit të OSHP-së që u miratuan nga Qeveria dhe do t’i dërgohen Kuvendit për miratim: Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava, Vedat Peterqoi, Faruk Rexhaj, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahmi, Dafina Gashi, Vjosa Gradina-Mexhuani dhe Kimete Gashi./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...