Google ADS

Kurti: Kosova e gatshme të pranojë pesë mijë refugjatë nga Ukraina

10:48 | 9 Mars 2022
S D

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se Kosova është e gatshme të pranojë rreth pesë mijë refugjatë ukrainas, shkruan arbresh.info.

“Sot po bëhen dy javë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, që përveç se fatal për mijëra ukrainas tashmë ka shënuar mbi dy milionë refugjatë. Republika jonë sikurse në rastin e krizës humanitare në Afganistan ka treguar bujari duke shprehur gatishmërinë për pranimin e deri në 5 mijë refugjatëve nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ndërkaq kemi ndarë 150 mijë euro për pranimin e 20 gazetarëve ukrainas”, tha Kurti.

Tutje Kurti tha se popujt e Evropës më shumë se kurrë kanë treguar se janë të bashkuar ndaj çdo agresori.

“Popujt e Evropës kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar përball një agresori të vetëm e në mbrojtjëje të demokracisë së të gjithëve. Jemi dëshmuar edhe vjet për humanizmin tonë para disa muajve patëm pranuar 1mijë e 400 refugjatë nga  Afganistani  dhe rreth 300 prej tyre janë ende në Ferizaj”, deklaroi Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme