Google ADS

Dyshohet se Putin po vuan nga kanceri

10:21 | 9 Mars 2022
Trina Galanxhi

Duke marrë parasysh lëvizjet aktuale të liderit rus Vladimir Putin, duket se është normale që shumica do ta shihnin atë duke mbajtur një shprehje serioze dhe me fytyrë të mrrolur.

Por, sipas inteligjencës amerikane, mund të ketë më shumë se kaq, transmeton portal arbresh.info

Sipas një burimi të Pentagonit, raportohet se Putini është sëmurë dhe po përballet me kancerin terminal të zorrëve.

Ky ishte sugjerimi i bërë pasi Putini u pa me një fytyrë të fryrë pas pushtimit rus të Ukrainës. Fytyra e fryrë në fjalë është gjoja një shenjë se udhëheqësi rus po merr ilaçe kimioterapie ose steroide.

Gjithashtu, shprehja e tij pa buzëqeshje thuhet se është për shkak se Putini po përballet me shumë dhimbje. Prandaj, një teori e mundshme e transmetuar tani është se Putini mund të jetë bërë më agresiv dhe se sulmi ndaj Ukrainës ishte sepse ai po vdes dhe dëshiron të lërë një trashëgimi.

“Në të kaluarën e kemi parë të buzëqeshë, por në vitin 2022 ai nuk shfaqet duke buzëqeshur”, tha burimi, shkruan Latin times.

“Njerëzit tanë kanë besim se ai është i sëmurë – ai është i shqetësuar për Covid-in pasi mban stafin e tij në distance”, shtoi burimi.

Por nga e gjithë kjo, shumica e kanë vëzhguar me vëmendje fytyrën e Putinit. Disa kanë vënë re se si ka ndryshuar, duke detajuar se si është tani ovale.

“Shikoni fytyrën e tij, ai ka ndryshuar, tani ka formë ovale”, tha Lord Owen, një ish-sekretar i jashtëm dhe mjek. “Njerëzit thanë është operacion plastik, por unë nuk e besoj këtë”.

Argument mund të ketë kuptim sipas analistëve, por kërkon konfirmim të mëtejshëm.

Është gjithashtu e mundur që të gjitha këto të kenë ndodhur sepse Putin e vendosi veten në izolim gjatë pandemisë.

“Ky njeri ka qenë në izolim të plotë, nuk ka dashur të takojë askë, qëndron me kilometra larg dhe këto janë presione të jashtëzakonshme”, shpjegon Owen.

Dyshime mbi gjendjen mendore të Presidentit rus, Vladimir Putin, janë shfaqur edhe më parë, por nuk janë dhënë detaje më të hollësishme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme