Del lista e deputetëve që votuan kundër daljes së Shqipërisë nga nisma “Ballkani i Hapur”

10:15 | 9 Mars 2022
A. B.

Nënkryetari i Partisë Lëvizja Socialiste Për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar sot listën e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që kanë votuar kundër kërkesës së opozitës për daljen e vendit nga nisma “Ballkani i Hapur”.

Lista e deputetëve e kryesuar nga Kryeministri, Edi Rama dhe deputetë të tjerë të Partisë Socialiste ka votuar kundër përfshirjes së një amendamenti të propozuar nga deputetët e opozitës në rezolutë për mbështetjen e Ukrainës që u votua në Kuvend të hënën.

Deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe LSI-së kërkuan që Kuvendi i Shqipërisë të përfshijë në rezolutë kërkesat për daljen e Shqipërisë nga nisma “Ballkani i Hapur” si dhe për dënimin e qëndrimit të Serbisë për çështjen e Ukrainës.

“Këta deputete nuk do të harrohen kurrë! Edhe ditën kur Serbia doli hapur pro Rusisë agresore e pushtuese dhe kundër Parlamentit Evropian, BE-së, NATO-s dhe SHBA-së, këta deputete votuan kundër amendamentit për daljen e menjëhershme nga “Ballkani i Hapur””, ka thënë Vasili në një njoftim në rrjetet sociale.

“”Ballkani i Hapur” është thjesht një pazar i pisët ruso-sllav mes Vucic dhe Ramës kundër paqes, kundër Ukrainës, kundër Kosovës, kundër Shqipërisë”, ka shtuar Vasili. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme