Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje të katër viktimat janë femra, shkruan arbresh.info.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Viti, Hani i Elezit, Suharekë.
Rastet në raportin e PK-së;
Prishtinë 07.03.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Viti, 07.03.2022 – 11:40. Me 08.03.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Hani Elezit 08.03.2022 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Suharekë 08.03.2022 – 13:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare (e mitur). Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin