Google ADS

Zelensky vlerëson vendimin e SHBA-së për ndalimin e naftës ruse

01:50 | 9 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidenti ukrainas vlerësoi ndalimin e SHBA për importet e naftës ruse.

“I jam mirënjohës personalisht presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Joe Biden për këtë vendim. Për këtë lidership. Për këtë sinjal më të fuqishëm për të gjithë botën. Është shumë e thjeshtë: çdo qindarkë që i kushtohet Rusisë kthehet në plumba dhe predha që fluturon më pas në shtetet sovrane”, tha Volodymyr Zelensky, transmeton portal arbresh.info

“Ose Rusia do të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe nuk do të bëjë luftëra, ose nuk do të ketë para për të filluar luftërat”, shtoi ai.

“Lufta duhet të përfundojë. Ne duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve – të ndershme, thelbësore, në interes të popullit, jo ambiciet e vjetruara vrastare”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme