Google ADS

Flet nëna e djalit që e kaloi i vetëm kufirin e Ukrainës

01:13 | 9 Mars 2022
Trina Galanxhi

Që nga fillimi i luftës, 1.5 milion njerëz janë larguar nga Ukraina, duke përfshirë shumë fëmijë të vegjël.

Disa prej tyre janë larguar vetëm, transmeton portal arbresh.info

Ditë më parë, policia sllovake ka publikuar fotot e një djali që hyri në Poloni me një qese plastike, një pasaportë dhe numrin e telefonit të një të afërmi ku duhej të shkonte, të shkruar në dorë.

Policia e cilësoi djalin si hero, duke shkruar se ai i fitoi zemrat të gjithëve me buzëqeshjen, guximin dhe vendosmërinë e tij.

The Guardian ka zbuluar se pse nëna e tij, Julia Pisetskaya e la djalin e saj të kalonte kufirin vetë.

Nga dëshpërimi, ajo ka hipur djalin e saj në një tren për në Sllovaki, sepse ajo jeton pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhia, i cili ishte i pushtuar nga forcat ruse.

Për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore dhe kujdesit që duhet të tregojë për nënën me aftësi të kufizuara, asaj i është dashur të qëndrojë në Ukrainë.

Në një video-mesazh të postuar në Facebook, ajo ka falënderuar policinë kufitare për shpëtimin e djalit të saj.

“Jam shumë mirënjohëse që ata i shpëtuan jetën fëmijës tim. Ka njerëz me zemër të madhe në vendin tuaj të vogël,” tha ajo.

“Unë jam e ve. Dua të falënderoj rojet kufitare dhe vullnetarët sllovakë që u kujdesën për djalin tim dhe e ndihmuan të kalonte kufirin. Unë jam mirënjohës që i shpëtuat jetën fëmijës tim. Në qytetin tim është termocentrali bërthamor ku po gjuajnë rusët, por kam edhe nënën që nuk mund ta braktis”, ka thënë ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme