Pushtimi i Ukrainës: Ushtria ruse ka humbur 10% të aseteve ushtarake

01:02 | 9 Mars 2022
Trina Galanxhi

Një zyrtar i lartë amerikan ka vlerësuar se ushtria ruse ka humbur rreth 10% të aseteve ushtarake të përdorura në pushtimin e Ukrainës.

Sipas tij, pajisjet e humbura përfshijnë tanke, avionë, artileri dhe mjete të tjera ushtarake.

Kjo është afër dyfishit të humbjeve që u raportua javën e kaluar, kur u vlerësua se Rusia kishte humbur 3% deri në 5% të aseteve të saj ushtarake.

SHBA vlerëson se ushtria ukrainase ka humbur një përqindje të ngjashme të aseteve të saj, tha zyrtari./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme