Sheholli: S’ka familje serbe në veri që nuk është e armatosur

23:43 | 8 Mars 2022
L G

Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, beson se familjet serbe në veri janë të armatosura.

Komentet Sheholli i bëri në T7.

“Në veri të Kosovës, unë besoj, që nuk ka familje serbe që nuk është e armatosur. Ky armatim dikur ose tani ka hy në Kosovë”, thotë Sheholli.

“Kur flasim për armatim, flasim për armatim të lehtë, jo armatim të çështjeve të tjera sepse nëse i dëgjoni deklaratat e Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, kryeparlamentarit serb Ivica Daçiq edhe vetë kreut të shtetit serb Vuçiq, jepen në këtë prizmë që “ne nuk do ta lëmë popullin serbë në Kosovë” sepse ata vetë e shpikin lajmin dhe pastaj e komentojnë”, shpjegon Sheholli.

A ka rrezik për destabilizim të situatës?

“Në bazë të asaj që ne e studiojmë ditë për ditë, hulumtojmë dhe bëjmë anketime të ndryshme edhe me qytetarë, por edhe mediat e Serbisë dhe njerëzit që janë aty, unë nuk besoj që Serbia edhe ka kapacitete dhe guxon që të ja mësyej veriut të Kosovës në atë formë çfarë po flitet”, thotë Sheholli.

“Sipas Rezolutës 12/44 është KFOR’i këtu dhe ata janë për siguri të këtij shteti dhe e kanë obligim ta mbrojnë qytetarin”, theksoi Sheholli.

“Janë 40 mijë serbë që jetojnë në katër komuna në veri. Nëse fillon me padëgjueshmëri qytetare ndaj institucioneve të Kosovës, këtu e kam problemin se mund të ndodh”, shtoi ai.

 

Të ngjashme