Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka justifikuar vendimin e Berlinit për të mos ndaluar importet ruse të naftës në shenjë hakmarrje për pushtimin e Ukrainës, duke thënë se kjo do ta dërgonte Gjermaninë në koas.
Sipas saj, një gjendje e tillë e Gjermanisë do të ishte fitore për Kremlinin, dhe jo humbje, transmeton portal arbresh.info
Ajo ka shtuar se “nëse Gjermania do të besonte se një ndalim i importeve do t’i jepte fund luftës, do ta bënte”.
“Por, ne nuk e besojmë këtë”, tha ajo.
Gjermania është e varur nga Rusia për një të tretën e importeve të naftës, shumë më e varur nga SHBA-ja, e cila më parë njoftoi një embargo ndaj importeve të energjisë ruse.
“Nëse do ta ndalonim menjëherë, nuk do të mund të lëviznim nesër në Gjermani”, tha ajo.
Ajo shtoi se punëtorët kryesorë si mësuesit apo infermierët nuk do të mund të vinin në punë dhe rryma do të ishte problem.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë vendosur embargo ndaj importeve të naftës dhe gazit rus, ndërsa Britania tha se do të heqë gradualisht importet ruse të energjisë deri në fund të vitit 2022, duke rritur më tej presionin ndaj Moskës si shenjë hakmarrje kundër pushtimit të Ukrainës./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...