Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi, njoftoi se numri i refugjatëve nga Ukraina që kanë kaluar në vendet fqinje ka arritur në 2 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Grandi, në deklaratën e tij nëpërmjet Twitter, informoi rreth civilëve të zhvendosur që nga 24 shkurti për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
“Numri i refugjatëve që kanë dalë nga Ukraina sot arrin në 2 milionë. Dy milionë”, shkroi ai.
Sipas të dhënave të OKB-së, mbi gjysma e refugjatëve ukrainas kanë kaluar në Poloni. Pas Polonisë renditen Hungaria, Sllovakia, Moldavia, Rumunia, Rusia, Bjellorusia dhe vendet tjera evropiane.
UNHCR ka paralajmëruar se deri në 4 milionë civilë mund të largohen nga vendi nëse përshkallëzohet edhe më tej situata në Ukrainë.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës