Presidenti kinez flet me Francën e Gjermaninë në lidhje me situatën në Ukrainë

20:23 | 8 Mars 2022
KRG

Presidenti Kinez, Xi Jinping gjatë ditës së sotme ka thënë se Kina  është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të ndërprerjen e luftës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

CNN raporton se presidenti kinez, kundërshton bindshëm sanksionet e shteteve perëndimore në drejtim të Rusisë, përcjell arbresh.info

Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Kinës, kuptohet se presidenti kinez, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, ku gjatë bisedës telefonike, Xi tha se situata në Ukrainë ishte shqetësuese dhe se shteti kinez ishte thellësisht e pikëlluar nga shpërthimi i luftës në kontinentin evropian.

“Kina do të qëndrojë në komunikim dhe koordinim me Francën dhe  Gjermaninë, dhe në dritën e nevojave të palëve të përfshira, do të punojë në mënyrë aktive së bashku me komunitetin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

Kina nuk e ka dënuar drejtpërdrejt sulmin e Rusisë ose nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, por gjithashtu nuk ka nxituar të ndihmojë Rusinë pasi ekonomia e saj u godit nga sanksionet nga e gjithë bota.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës, Scholz dhe Macron thanë se dy vendet e tyre janë të gatshme të forcojnë komunikimin dhe koordinimin me Pekinin për të promovuar bisedimet e paqes. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme