Kurti pret në takim hoxhën Labinot Maliqi, flasin nevojat dhe të drejtat e komunitetit mysliman

16:55 | 8 Mars 2022
L G

Hoxha Labinot Maliqi ka takuar sot kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Gjatë këtij takimi Kurti dhe hoxhë Maliqi kanë diskutuar për shumë çështje të rëndësishme, e në mënyrë të veçantë rreth temave që ndërlidhen me nevojat dhe të drejtat e komunitetit mysliman.

Kështu ka bërë të ditur vetë Maliqi përmes një postimi në Facebook.

“Sot, pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të mirëpritem në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Diskutuam për shumë çështje të rëndësishme, e në mënyrë të veçantë rreth temave që ndërlidhen me nevojat dhe të drejtat e komunitetin tonë. E falënderoj kryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe për diskutimin konstruktiv, dakordues e të dobishëm që patëm. Zoti e bekoftë dhe e ruajtë”, shkruan Maliqi./arbresh.info/

Të ngjashme