Liga Premier pezullon marrëveshjen e transmetimit me Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës

16:50 | 8 Mars 2022
KRG

Liga Premier ka pezulluar marrëveshjen e saj të transmetimit me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës fqinje.

Lëvizja do të hyjë në fuqi menjëherë, që do të thotë se katër ndeshjet e së enjtes nuk do të shfaqen në vendin rus.

Kjo çështje mori vetëm 15 minuta për të rënë dakord nga një takim katërorësh i të 20 klubeve elitare në Londër të martën.

Po ashtu Liga Premier do të dhurojë 1 milion funte (1.21 milion euro) për të mbështetur popullin e Ukrainës.

Të drejtat televizive për Ligën Premier ishin në pronësi të Rambler Group. Kompania ishte në vitin e saj të fundit të marrëveshjes trevjeçare për të shfaqur ndeshjet në Rusi.

Në anën tjetër edhe FA ka pezulluar gjithashtu marrëveshjen e saj me Rusinë, që do të thotë se asnjë nga ndeshjet çerekfinale të FA Cup të këtij muaji nuk do të shfaqet në këtë vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme