Stacioni policor në Han të Elezit sot rreth orës 10:15 ka pranuar një informacion se në ‘’Lagjja Meliq’’ në Han të Elezit është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.M (M/K) i moshës 46 vjeçar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje në shtëpinë e vëllait të tij, kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij me inicialet S.H ( F/K) e moshës 70 vjeçare.
Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar ‘’ Dhunë në familje dhe Kanosje’’. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...