Spitali Covid në Tiranë drejt mbylljes

15:25 | 8 Mars 2022
V. S.

Pas dy vitesh pandemi, infektivi pritet të mbyllë ciklin e spitalit Covid. Së shpejti, spitali që përballoi ngarkesën më të madhe të trajtimit të rasteve me coronavirus, do të boshatiset për t’iu nënshtruar rikonstruksionit.

Heqja e pajisjeve ka filluar, por mbyllja e plotë varet nga ecuria e pacientëve që ndodhen ende në këtë shërbim.

Mjekja Entela Ramosaço tregon se pas mbylljes së infektivit, pacientët më coronavirus do të marrin trajtim në spitalin Covid-3. Në këtë periudhë, me zbehjen e valës “Omicron” janë ulur shtrimet dhe humbjet e jetës. Por mjekët thonë se ende ka raste të rënda te personat që kanë neglizhuar shenjat e sëmundjes dhe vaksinën.

Edhe pse vala Omicron po shkon drejt fundit, mjekët thonë se coronavirusi do të jetë ende në qarkullim. Ndaj rekomandojnë vaksinimin me dozën e tretë veçanërisht për të sëmurët kronikë dhe kategoritë e tjera të riskut, raporton A2 CNN.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme