Erling Haaland është ylli i këtij afati kalimtar që po vije dhe Barcelona e ka gjithnjë e më të qartë se ai mund të ndryshojë situatën në skuadër.
Klubi ka pasur kontakte me lojtarin dhe rrethin e tij, ku tashmë e kanë të qartë se norvegjezi dëshiron të vishet blaugrana nga vera e ardhshme .
Haaland është joshur nga loja e Barcelonës, nga projekti i klubit, i cili është i përkushtuar ndaj një skuadre të re, me të ardhme dhe shumë konkurruese. Lojtari joshet edhe nga mundësia që të stërvitet nga Xavi Hernandez.
Me të gjitha këto, te Barça besojnë se janë favoritët e mëdhenj për të nënshkruar me norvegjezin.
Ata tashmë kanë një plan që të mund të ndërmarrin për të marr nënshkrimin e lojtarit, i cili do të ketë kontratë për shumë vite dhe llogaritet të kushtojë 250 milionë euro.
Në këtë çmim përfshihet transferimi, komisionet që Barça kërkon t’i mbajë në minimum dhe paga e lojtarit.
Për të siguruar shifrat e lartpërmendura, Barcelona tashmë ka disa operacione që është duke i studiuar. Njëra është ajo e CVC (marrëveshja e re për klube), e cila mund të mbyllet në javët në vijim. Një tjetër është shitja e 49 për qind të Barça Studios, ku klubi ka një ofertë prej 350 milionë eurosh.
Manchester City është rivali më i madh për nënshkrimin e Haaland, pasi dihet tashmë që Real Madridi do të koncentrohet për të nënshkruar me Kylian Mbappen. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?