Shtyhet ndeshja mes Skocisë dhe Ukrainës

13:07 | 8 Mars 2022
A. B.

Ndeshja e play-offit të Kupës së Botës në mes të Skocisë dhe Ukrainës, që duhej të zhvillohej në Glasgou, ishte planifikuar për 24 mars, por tashmë është shtyrë.

FIFA ka rënë dakord pas një kërkesë që erdhi në javën e kaluar nga Federata e Futbollit të Ukrainës.

Fituesit e gjysmëfinales në “Hampden Park” do të përballen me Austrinë ose Uellsin për një vend në finalet e Kupës së Botës të nëntorit në Katar.

Futbolli i brendshëm ukrainas është ndalur që kur vendi u pushtua nga Rusia, më 24 shkurt.

Rusia është pezulluar nga i gjithë futbolli ndërkombëtar dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në play-off-in e planifikuar kundër Polonisë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme