Një analizë e të së përditshmes braziliane “Estadao” vë në pah statistika të frikshme që po ndodhin në futbollin brazilian. Vetëm në fillim të këtij viti janë regjistruar 15 raste të rënda të incidenteve, brenda apo jashtë stadiumeve
Autobusë të sulmuar, dalje e tifozëve dhe përleshje në fushë, përleshje e tifozëve në tribuna ose jashtë stadiumit e të tjera: janë 15 raste të rënda të dhunës në futbollin brazilian që kanë ndodhur në fillim të vitit 2022.
Një analizë të tillë e ka bërë e përditshmja braziliane “Estadao”, e cila i vë në pah rastet kur tifozët brazilian “çojnë dorë” dhe ato janë mjaft shqetësuese, përcjell “Gazeta Express”.
Në bazë të statistikave, çdo katër ditë ndodhin incidente në futbollin brazilian.
Në më pak se katër muaj të këtij viti, futbollistët kanë qenë viktimat direkte të agresionit.
Autobusët e delegacioneve të Grêmio e Bahia kanë qenë viktima të atentateve, ku janë lënduar dy futbollistë.
Në klubin e Rio Grande do Sul, sulmi i ka shkaktuar lëndim në kokë paraguaianit Villasanti.
E në rastin e skuadrës së Bahias, portieri Danilo Fernandes është lënduar nga predha dhe i është dashur ta bëjë një intervenim në sy.
Në fund të shkurtit, ndër të tjera, tifozët e Paraná janë futur në fushë në minutën e 40-të të pjesës së dytë dhe i kanë sulmuar futbollistët.
Si rezultat, skuadra e tyre është dërguar në divizionin e dytë, shkruan “Gazeta Express”.
Edhe më e rëndë ishte ajo që ka ndodhur para ndeshjes Atlético-MG – Cruzeiro në Kampionatin Mineiro, e cila u luajt të dielën që shkoi.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...