Opozitari rus, Alexey Navalny, i cili është burgosur nga regjimi i Putinit, ka thënë se populli rus do ta braktisë Putinin dhe momentumi i shoqërisë ruse që janë kundër luftës do të rritet.
Ai përmes Twitterit ka publikuar disa sondazhe të realizuar me popullin rus, ku sipas rezultateve, për 13 ditë është dyfishuar pikëpamja se Rusia është agresore në luftën në Ukrainë, shkruan “The Guardian” transmeton arbresh.info
Në sondazhin virtual të përbërë prej 700 pjesëmarrësve nga Moska, në pyetjen se si shihet Rusia në Konfliktin në Ukrainë, tregohet sa ka ndërruar qasja e rusëve atje. Më 25 shkurt, 29 për qind e rusëve besonin se Rusia është agresor, ndërsa më 3 mars 53 për qind e tyre besojnë se agresioni në këtë luftë po shkaktohet nga Rusia.
“Ne mund të shohim ndryshime të shpejta në vlerësimin e rolit të Rusisë në luftë. Përqindja e të anketuarve që e shohin Rusinë si agresore është dyfishuar, ndërsa pjesa e atyre që e konsiderojnë Rusinë “paqebërëse” është përgjysmuar”, shkruan Navalny në ‘Twitter’-in e tij.
Po ashtu, prej 79 për qind të respodentëve nga Moska janë pajtuar se konflikti duhet të zhvendoset nga terreni i luftës në tavolinat e diskutimit.
“Momenti kundër luftës do të vazhdojë të rritet në të gjithë shoqërinë, kështu që protestat kundër luftës nuk duhet të ndalen në asnjë rrethanë”, ka thënë më tej kritiku i Putinit.
Ai ka thënë se Kremlini dëshpërimisht po përpiqet që ta shuajë kampanjën kundër luftës pasi po e vëren qartë dinamikën kundër një lufte në Ukrainë. / arbresh.info/
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...