Në kaosin që po krijon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, ka ndodhur edhe që një gazetar kilian të arrestohet nga ushtria ukrainase dhe më pas të lirohet falë një tatuazhi të Maradonës.
Episodi mjaft kurioz përfshiu Daniel Matamala, korrespondent në Ukrainë për “Chilevisión”, dhe kolegë të tjerë. Në rrjetet sociale ai ka treguar gjithçka, duke ndarë mes historive të tij foton e tatuazheve të Diegos.
“Sot në një nga postblloqet, policia na sekuestroi dokumentet, kamerat dhe telefonat, na shoqëroi në komisariat. Marrja në pyetje e parë ishte e tensionuar. Ukraina është një vend në luftë dhe dyshohet për spiunë apo diversantë”, ka thënë fillimisht ai.
“Një nga policët pa pasaportat e kolegëve të mi dhe tha dy fjalë që i kuptuam: “Messi” dhe “Maradona”. Këtu ndryshoi gjithçka. Kameramani tregoi se kishte një tatuazh të Diego Maradonës në viçin e tij”.
“Atmosfera ndryshoi shumë dhe falë “Dorës së Zotit” dhe të futbollit arritëm të dilnim nga ajo situatë dhe të mbërrinim në destinacionin tonë pa probleme”, – ka shpjeguar më tej Matamala. /Telegrafi/
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025