Arrestohet në Ferizaj 24 vjeçari që ishte i kërkuar për vjedhje të pyjeve  

10:50 | 8 Mars 2022
S D

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj pasi ka pranuar një informacion inteligjent, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:20 ka arrestuar në fshatin Rakaj të Ferizajt personin e kërkuar me inicialet V.SH (M/K), 24 vjeçar, transmeton arbresh.info.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të  4 urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej gjashtë muajve e dhjetë ditë . Policia, të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme