Google ADS

Johnson pret në takim Grupin e Vishegradit: Ne jemi të qartë në misionin tonë-Putini duhet të dështojë

10:39 | 8 Mars 2022
S D

Kryeministri britanik, Boris Johnson, po zhvillon sot bisedime në Londër me Grupin e Vishegradit qw janw Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke, raporton the guardian, transmeton arbresh.info.

Johnson në Twitter, vlerësoi vendet për ofrimin e “mbështetjes jetike për popullin ukrainas”, duke shkruar se “Ne jemi të qartë në misionin tonë – Putini duhet të dështojë”.

“Sot do të mirëpres Grupin e Vishegradit ???????? në Londër për bisedime. Unë përshëndes partnerët tanë të Evropës Qendrore për mbështetjen e tyre jetike për popullin ukrainas që ikën nga pushtimi dhe nënshtrimi i neveritshëm i Putinit. Ne jemi të qartë në misionin tonë – Putini duhet të dështojë”, ka shkuar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme